11:29 / E Martë, 26 Maj 2020 / indeksADMonline

Kurti- Thaçit: Ajo çfarë po bën presidenti është se dëshirat e tij i përshkruan si fakte

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti pak më parë bëri një vizitë në Qendrën e Studentëve, e cila është përdorur e vazhdon të përdoret si karantinë për të gjithë të kthyerit nga shtetet e huaja në Kosovë, raporton IndeksOnline.

Kurti nga aty ka porositur sërish Gjykatën Kushtetuese e cila këtë javë do të jap vendimin e saj në lidhje me dekretin e presidentit Hashim Thaçi, që të bëj interpretimin e saktë të Kushtetutës së vendit e jo shkrimin e saj.

“Unë pres nga Gjykata Kushtetuese që do të bëjë interpretim, jo shkrim të saj. Ne duhet ta respektojmë kushtetuesen. Ndryshim apo plotësim nuk mund të bëjë. Vetëm me amendamente parlamentare”, tha Kurti.

Kurti tutje ka thënë  se ajo çfarë aktualisht po bën presidenti i vendit është që dëshirat e tij i përshkruan si fakte.

“Ajo çfarë po bën presidenti është se dëshirat e tij i përshkruan si fakte”, theksoi Kurti.