22:16 / E Enjte, 09 Prill 2020 / indeksADMonline

Kurti thotë se pas 13 prillit masat do të jenë më rigoroze për kufizim të lëvizjes

Duke folur për situatën aktuale me pandeminë COVID19, kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se pas 13 prillit do të mirren edhe masa më rigoroze sa i përket kufizimit të lëvizjes.

“Më 13 prill, në fakt Gjykata Kushtetuese kur e ka sjellë, ka qenë në siklet në mënyrë të natyrishme se e kemi një gjendje të emërgjencës shëndetësore, por edhe situata është më e rënda nga pas lufta dhe me shumë të panjohura.

Gjykata na ka kontastu në procedurë vendimin dhe jo në përmbajtje, por ka mirëkuptim në përmbajtjen tonë dhe na ka tërheq vërejtjen, por që e kemi këtë javë ta zgjidhim”, ka thënë Kurti në RTV21, transmeton Indeksonline.

Ai ka shtuar se kanë vendos që për masat e reja me shku përmes MSH-së dhe vendimeve të saj, marrë parasysh grupin punues që është në konakt me të gjitha komunat.

“Ashtu që masat pas 13 prilli do të vazhdojnë të jenë jo të njëjta në të gjithë vendi, por do të jenë edhe më rigoroze se që janë tani, pasi që virusi s’ka këmbë, por i ka tonat dhe i shfrytëzon ato që të përhapet, kështu që është e domosdoshme ta kufizojmë lirinë e lëvizjes”./Indeksonline