75 Mall Live Search
08:17 / E Premte, 11 Korrik 2025 / Z S

Kurti udhëton për në Bosnjë e Hercegovinë, merr pjesë në ceremoninë e shënimit të 30-vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Bosnjë e Hercegovinë për të marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, që do të mbahet sot në Qendrën Memoriale të Srebrenicës në Potoçar.

Kryeministri Kurti do të udhëheqë delegacionin e Republikës së Kosovës të përbërë nga zëvendëskryeministrja në detyrë dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe zëvendëskryeministrja e tretë në detyrë, Emilija Rexhepi, e cila vjen nga radhët e komunitetit boshnjak në Kosovë.

Vitin e kaluar, Qeveria e Republikës së Kosovës më 11 korrik e ka shpallur ditë përkujtimore për gjenocidin e Srebrenicës./Indeksonline/