Kurti uron kadetët e rinj të FSK-së: Jeni shtylla e ndërtimit profesional të ushtrisë sonë

Kryeministri në detyrë i Albin Kurti, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku ka shprehur urimet dhe krenarinë e tij për suksesin e arritur.
“Ushtarët tanë janë gjithmonë të gatshëm, kudo dhe kurdo, për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe për të mbrojtur Republikën e Kosovës”, tha Kurti.
Duke iu drejtuar kadetëve, ai theksoi se suksesi i tyre është rezultat i përkushtimit individual dhe punës ekipore, si dhe investimeve të vazhdueshme institucionale në shkollimin dhe pajisjet ushtarake.
“Teksa qëndroj para jush, ndiej krenari të thellë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe për secilin prej jush. Më lejoni të shpreh mirënjohjen time të veçantë për ju, prindër e familjarë, për mbështetjen dhe sakrificën tuaj”, shtoi ai.
Kurti vlerësoi se me këtë hap të rëndësishëm, kadetët fillojnë një rrugëtim fisnik, por të mbushur me përgjegjësi, duke qenë baza mbi të cilën do të ndërtohet më tej struktura profesionale e FSK-së, drejt anëtarësimit të plotë në aleancat euroatlantike.