11:43 / E Enjte, 23 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Kurti: Veseli, Haradinaj, Thaçi e Mustafa s’mund të na e vjedhin fitoren

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka komentuar vendimin e marrë të PZAP-së për rinumërim të votave në komunën e Prishtinës dhe Prizrenit, duke thënë se nga dit ae hënë Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Hashim Thaçi e Isa Mustafa, mafia e ndërtimit, uzurpatorët dhe të korruptuarit janë bërë bashkë që ta luftojnë qytetarin duke ia sulmuar votën.

Kurti është shprehur i  bindur se nuk mund të ketë rezultat tjetër përveç atij të së dielës.

“Nuk mund të ketë rezultat tjetër as në Prishtinë e as në Prizren përveç atij për të cilin kanë vendosur qytetarët”, tha Kurti.                  Ai tha se këto zgjedhje treguan se nuk keni mundur ta bleni votën e qytetarëve, Prishtina vendosi që ta vazhdojë mirëqeverisjen me Shpend Ahmetin, Prizreni ta fillojë mëkëmbjen nën drejtimin e Mytaher Haskukës, dhe Daradana që të bëhet komunë e qytetarëve me Qëndron Kastratin. “Nuk mund ta vjedhin këtë fitore. Bëhuni bashkë sa të doni, kërcënoni sa të doni.  Koha juaj ka përfunduar”, tha Kurti.