10:49 / E Enjte, 30 Dhjetor 2021 / B O

Kurz e lë politikën, nis punën e re tek sektori privat, e ka shef një miliarder të njohur!

Ish-kancelari austriak Sebastian Kurz do të nisë një punë të re. Kurz që dha dorëheqje nga të gjitha postet politike në dhjetor, do të provojë veten në sektorin privat. Ai ka marrë pozicion menaxherial në kompaninë e investimeve Thiel Capital.

Thiel Capital është në pronësi të sipërmarrësit të teknologjisë Peter Thiel, pronar i PayPal. Kurz e njeh prej shumë vitesh miliarderin Thiel.

Madje ka edhe një foto të përbashkët nga Konferenca e Sigurisë në Mynih 2017 – kur Kurz ishte ministër i Jashtëm në atë kohë, shkruan Indeksonline.

Pozicioni i ri i tij do të jetë si strateg global në kompaninë e investimeve të Thiel Capital.

Paga vjetore e Kurz thuhet se është shumë më e lartë sa sa që e kishte si kancelar, apo 312 mijë euro në vit më shumë se sa merrte deri vonë si kancelar.

Thiel është i martuar me ekspertin financiar Matt Danzeisen që nga viti 2017, duke u shpallur publikisht si homoseksual.

Ai ishte edhe këshilltar i Donald Trump, ndërsa i kishte ofruar ish-presidentit plot 1.25 milionë dollarë në fushatën për president të vitit 2016./Indeksonline/