19:37 / E Mërkurë, 03 Qershor 2020 / indeksADMonline

Kurz uron Hotin: Do të vazhdojmë ta përkrahim Kosovën në rrugën e saj evropiane

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, ka uruar Avdullah Hotin për marrjen e pozitës së kryeministrit të Kosovës.

Ai me anë të një postimi në rrjetin social Twitter deklaroi se do të vazhdojnë ta përkrahin Kosovën në rrugën e saj evropiane.

“Urime Hotit në emërimin si kryeministër i ri i Kosovës. Ne do të vazhdojmë ta përkrahim Kosovën në rrugën e saj evropiane dhe inkurajojmë përparimin e mëtutjeshëm në dialogun Beograd-Prishtinë”, ka shkruar Kurtz.