11:32 / E Premte, 27 Maj 2022 / B O

Kusari-Lila flet për Trustin, pas reagimit të FMN-së: Nuk rrënohet shteti, pse ke humbur pushtetin!

Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se reagimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar kundër tërheqjes së Trustit tregon seriozitetin e situatës në Kosovë.

Kusari-Lila ka thënë se shteti nuk rrënohet veç pse pushteti është humbur.

“Udhëheqësit opozitarë bashkë me ekonomistët që i mbështesin ata, akuzojnë pozitën për vendime populiste, përderisa vetë nuk bën asgjë më shumë se të rreshtohen pas ideve/propozimeve populiste dhe destruktive për ekonominë e vendit deri në shkatërrim financiar të shtetit.
Stimulohet rrënimi i stabilitetit financiar, nxitja e trazirave sociale dhe rrezikimi i funksionimit të Agjencive Rregullative vetëm pse ata e humbën pushtetin.
Reagimi i Fondit Monetar Ndërkombtar lidhur me propozimin e PDK-së, mbështetur nga LDK, AAK dhe Lista Serbe për tërheqjen e 30% të Trustit si dhe procesin gjyqësor për anulimit të tarifave të energjisë, sipas këtij institucioni të rëndësishëm financiar, tregon seriozitetin e situatës, përfshirë rrezikimin e sistemit financiar dhe rregullativ në Kosovë, si dhe është dëshmi sa popullist dhe destruktiv është propozimi i partive të opozitës.
Nuk rrënohet shteti pse ke humbur pushtetin. Kjo logjikë tregon shumë qartë paaftësinë për të menduar propozime që ndihmojnë qytetarin dhe nuk rrënojnë shtetin. Kjo nuk është ekonomi, është mendësi sot për nesër” shkruan Kusari-Lila në reagim./Indeksonline/