Kusari-Lila: Po shkatërrohet Liqeni i Radoniqit
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila thotë se po shkatërrohet Liqeni i Radoniqit.
Sipas saj, po shkatërrohet Zona e Mbrojtur, po keqpërdoren paratë publike e ka rrezik të ndonjë epidemie.
Ajo ka shpjeguar se atje është ndërtuar një objekt hotelier e që kjo nuk duhet të ndodh dhe sipas saj, Prokuroria duhet të merret me këtë çështje.
Kusari-Lila në Kuvendin e Kosovës, në pikën jashtë rendit të ditës, ka shpjeguar se në atë Zonë nuk guxon të ndërtohet.
Kusari- Lila ka kërkuar që Prokuroria të merret me këtë çështje.
E sipas sajm mund të ketë epidemi për shkak të derdhjes së ujërave të zeza në Liqen nga ky Hotel.