12:04 / E Martë, 06 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Kusari-Lila tregon se si kryeministri malazez mund të vinte në Kosovë, pa problem

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Alternativës,Mimoza Kusari-Lila ka ironizuar lidhur me anulimin e vizitës së kryeministrit malazez në Kosovë.

Kusari-Lila ka thënë se e tërë Kosova do të vazhdojë të jetë në mjegull derisa  ka vendime dhe qasje oportune të lidershipit të vendit, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i plotë:

E tërë Kosova do të vazhdojë të jetë në mjegull deri sa ka vendime dhe qasje oportune të lidershipit të vendit.

Ndërsa, mjegulla e aeroportit e cila pengoi ardhjen e KM të Malit të Zi, Dushko Markoviq, mund të ishte evituar, sikur të ishte funksional Aeroporti i Gjakovës.

Por, mjegulla do të vazhdojnë të jetë mbi Kosovë deri sa qeveriset kështu si po qeveriset tani.

Në pritje të Diellit ?