75 Mall Live Search
11:02 / E Hënë, 07 Korrik 2025 / S Z

Kusari: Zgjidhje tjetër s’po shoh, partitë të dakordohen ta konstituojnë kuvendin, vetëm sa për ta shpërndarë që të shkohet në zgjedhje

Për të 43-n herë me radhë deputetët do të mblidhen sot në përpjekje për konstituimin e kuvendit. E para fillimit të seancës deputetja Mimoza Kusari- Lila ka thënë se duke e parë këtë bllokadën  cila po zgjatë tash e sa kohë dhe mosvotimin nga deputetët e opozitës, atëherë si zgjidhje mbetet dakordimi i partivë që ta konstituojnë kuvendin, vetëm sa për të shpërndarë atë dhe të shkohet në zgjedhje.  

“S’po kemi proces të votimit. Gjykata ka thënë se votimi është obligim kushtetutes. Por është mundu të ipet përshtypja që gjykata ka evdientuar shkelje. Gjykata asnjë formë të votimit nuk e ka përjashtuar. Se di cili është argumentimi pas 34 perpjekjeve për këtë komision. Tani ose mund që gjykata të sqarojë aktgjykimin e vet me shpjegime shtesë, ose partitë të dakordohen ta konstituojnë kuvendin, vetëm sa për ta shpërndarë që  të shkojnë në zgjedhje të parakohshme. Zgjidhje tjetër këtu nuk po shkoh, me këtë qasje që po shoh dhe me këtë mosbesim të thelluar. Fatkeqësia në këtë proces është që përveç bllokadës është dhe mosbesimi i thellë në çfarëdo procesi apo propozimi që ka ardhur nga ana e jonë“, tha Kusari-Lila./Indeksonline/