18:15 / E Enjte, 04 Gusht 2022 / MSH

Kush dhe pse u arrestua në aksionin e policisë në Saraj? – IndeksOnline sjell detajet

Dy persona u arrestuan gjatë një aksioni dramatik të policisë në qarkoren e Sarajit, ku pati edhe të shtëna armësh.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme rreth orës 16, ndërsa zyrtarisht ende nuk janë dhënë detaje.

IndeksOnline nga burime policore mëson se bëhet fjalë për dy hajdutë, të cilët kishin kryer vjedhje në njërën nga përfaqësitë e kompanisë Setec.

Dy të arrestuarit janë Sh.I dhe L.J, ndërsa jozyrtarisht marrim vesh se njëri prej tyre ka qënë i dënuar me burg.

Detaje më të hollësishme, do të publikohen nga ana e shërbimeve të MPB-së./IndeksOnline.mk/