18:23 / E Enjte, 30 Gusht 2018 / indeksADMonline

Kush ‘dhezi’ e kush dështoi këtë verë nga estrada?

Derisa të tjerët pushojnë, janë këngëtarët ata që përgjatë tre muajve verë thuajse çdo ditë e natës janë rrugëve nga një koncert në tjetrin.

Por vera karakterizohet edhe për prurje të reja artistike, me të cilat edhe synojnë sukseset dhe pse jo t’i mbushin xhepat nga klikimet milonëshe që disa prekin brenda ditës, shkruan Indeksonline.


Në vazhdim iu sjellim emrat më të ‘zhurmshëm’ ata që gjithmonë i mbushin klubet dhe ata që ‘heshtën’ apo edhe ‘dështuan’ këtë verë.

Po e nisim me Ledri Vulën, reperin që edhe këtë verë ishte në top formë. Ledri këta tre muaj erdhi me tri bashkëpunime, e nisi me Butën me ‘Merri merri’, pastaj me Lyrical Son ‘Princess Diana’ e në fund me Elvana Gjatën e John Shehun me ‘Mike’, të trija këto këngë që ende vazhdojnë të kryesojnë top listat, por edhe të dëgjohen në çdo vend brenda e jashtë kufijve.


Madje reperi i talentuar mban primatin sa i përket fansave që nuk mungojnë asnjëherë aty ku ai këndon. Në klubin më të madh të hapur në Kosovë, ‘Hangover’ në Gjakovë ai theu rekordin, duke lënë pas të gjithë estradën.


Por Ledri këtë verë nuk do e lë me kaq, shpejtë do t’vjen edhe bashkëpunimi me Gashin, reperin kosovar me famë botërore. Kënga mban titullin ‘That’s mine’ dhe pritet të lansohet shumë shpejtë.


Një tjetër reper që shënoi suksese këtë verë, ishte edhe Gjiko. Ai lansoi albumin ‘Energjiko’ me 18 këngë dhe katër bashkëpunime me top emra të skenës muzikore, projekt ky që u mirëprit jashtëzakonisht mirë nga fansat e tij.


Por suksesin më të madh Gjiko këtë verë e preku me këngën ‘Si Bugatti’ bashkëpunimi me Skerdin, që jo vetëm se u bë hit, por edhe vallëzimi i tij origjinal u bë sensacion në rrjete sociale, duke bërë që ai të jetë përherë në krye të medieve rozë.

Gjiko këtë verë lansoi edhe bashkëpunimin me Lumi B ‘Kush je ti’, një këngë po ashtu e dëgjuar mjaftë shumë.


Mjaftë ‘in’ këtë verë ishte edhe Dafina Zeqiri, e cila la Amerikën për këta muaj, për t’iu rikthyer fansave të saj.

Jo vetëm koncerte të shumta, por ajo erdhi edhe me dy projekte muzikore. ‘Fuego’ një këngë solo, që shënoi rikthim të suksesshëm, ndërsa bashkëpunimi me Lumin B me këngën ‘Kalon’ ia kthei asaj shkëlqimin e dikurshëm.


Amerikën për fansat e saj këtë verë e la edhe Elvana Gjata. Koncerte të shumta, e projektet ai solo ‘Ku vajti’ dhe veçmas ‘Mike’ bashkënimi me Ledri Vulën dhe John Shahun, e bën të jetë një nga këngëtaret më të kërkuara dhe më të klikuara në kanalin ‘Youtube’.


Aktive me koncerte e projekte, këtë verë qenë edhe Kida dhe Dhurata Dora. Dy këngëtaret e talentuara që qëndrojnë në çdo stinë afër fansave të tyre.


Derisa Kida këtë vërë shënoi sukses me këngën ‘Bileta’ që mori mbi 10 milion klikime në kanalin ‘Youtube’, Dhurata Dora në anën tjetër erdhi me ‘Jake Jake’, një nga projektet më të klikuara brenda tre muajve të fundit me mbi 21 milion klikime.


Por befasia e kësaj vere pa dyshim ishte, Tayna. Reperja e re nga Prizreni, që arriti me tri këngë të jetë thuajse në çdo qytet shqiptar, e këngët e saj morën miliona klikime brenda pak ditësh.


Befasi por e pritshme ishte edhe Luana Vjollca, që këtë verë solli dy këngë verore ritmike, që u mirëpritën u dëgjuan jashtëzakonisht shumë. Por aktive Luana qe edhe me koncerte.


Aktiv me koncerte ishin edhe Majku, Geatoar Selimi, Azeti, Ermal e Sabri Fejzullahu, Lumi B, Gena, Flori Mumajesi, Yll Limani, Nora Istrefi, Noizy, Mc Kresha e Lyrical Son.


Por jo gjithmonë këngëtarët ia arrin qëllimit dhe projektet e tyre mirëpriten nga audienca, madje pati nga ata që nuk arritën të jenë prezent apo fare pak edhe me koncerte.


Në këtë grup hyn : Mozzik dhe Getinjo të cilët patën paralajmëruar që këtë verë s’do të kenë koncerte, për dallim nga Mozzik që solli goxha projekte të pëlqyera, Getinjo nuk pati aq sukses me prurjet e tij.

Një këngëtar tjetër që pati mungesa me koncerte e më shumë e pamë në ahengje familjare qe Gold Ag.

Me koncerte aktive nuk ishin edhe motrat Greta e Eni Koçi, madje këngët e tyre nuk shënuan ndonjë sukses. As Dhurata Ahmetaj nuk u ‘duk’ me projekte e koncerte muzikore, njësoj si edhe Baby G.


Edhe Adelina Berishën nuk e pamë shumë afër fansave të saj, aty-këtu në ndonjë qytet të vogël. Ajo brenda këtyre tre muajve solli vetëm një projekt, bashkëpunimin me Blastën ‘Lema’.

Njësoj mund të themi edhe për Genta Ismajlin, e cila po ashtu erdhi këtë verë vetëm me një këngë, atë ‘Papi’.


Jo aq sa është pritur, aktiv me koncerte nuk ishin as dy anëtarët e On Records, Rina Balaj e Fero. Edhe pse tendencioz me projektet e lansuara.


E të tjerë këngëtarë ishin të fokusuar tek ahengjet familjare, si Yllka Kuqi, Ryva Kajtazi, Alban Mehmeti, Flora Gashi, Teuta Selimi etj./Indeksonline/