14:54 / E Premte, 08 Mars 2019 / indeksADMonline

Kush do të fitojë? Dalin emrat e finalistëve për makinën më të mirë në botë

Rruga për çmimet botërore të makinave, së pari herë filloi në Paris Motor Show në vitin 2018, dhe vazhdon sot me nga tre finalistë të shpallur në secilën prej gjashtë kategorive.

Zgjedhja bëhet nga një juri prej 86 gazetarësh automobilistik, nga 18 vende të ndryshme. Lista e shkurtër është bërë publike gjatë panairit që po mbahet në Gjenevë dhe përfshinë këto makina:

Makina e Vitit

Audi E-Tron
Jaguar I-Pace
Volvo S60 / V60

Makina më e mirë urbane

Hyundai AH2 / Santro
Kia Soul
Suzuki Jimny

Makina më e mirë luksoze

Audi A7
Audi Q8
BMW 8-Seria

Makina më e mirë sportive

Aston Martin Vantage
McLaren 720S
Mercedes-AMG GT 4-Door Coupe

Makina më e mirë ekologjike

Audi E-Tron
Hyundai Nexo
Jaguar I-Pace

Makina me dizajnin më të mirë

Jaguar I-Pace
Suzuki Jimny
Volvo XC40

Më 17 prill, çmimet do të ndahen në New York Auto Show 2019, ku edhe do mbahet finalja e madhe. Vitin e kaluar makina më e mirë në botë u zgjodh Volvo XC60, ndërsa në segmentin luksoz u zgjodh Audi A8.

Ndërkohë, para një jave Makina Evropiane e Vitit 2019 u zgjodh Jaguar I-Pace. /IndeksOnline/