16:32 / E Hënë, 18 Mars 2019 / indeksADMonline

Kush do të jetë kapiteni i ardhshëm i Kosovës?

Ka më shumë se 5 vite, kapiteni i kombëtares së Kosovës në futboll ka qenë portieri Samir Ujkani. Por në ndeshjen e fundit kundër Azerbajxhanit, Ujkani u la në bankë rezervë. Edhe në ndeshjen ndaj Danimarkës pritet të startoj portieri Arijanet Muriq.

Zëvendës kapiten i Kosovës ka qenë Valon Berisha, por edhe ky i fundit do të mungoj për shkak të lëndimit. Trajneri Bernard Challandes duhet të mendoj për të zgjedhur kapitenin e ri. Në konferëncën për shtyp që u mbajt të hënën trajneri zviceran tha që Hekuran Kryeziu është kandidat për shiritin e kapitenit.

“Kemi disa lojtarë si Hekuran Kryeziu, që mund të jetë kapiten. Megjithatë për mua nuk është problem i madh. Do të flas me të gjithë futbollistët, të rinjtë dhe të vjetrit. Hekurani është kandidat por ne kemi edhe futbollistë tjerë që kanë karakter për të qenë lider” deklaroi Challandes.

Kjo nënkupton që përgjegjësinë për të zgjedhur liderin e ri e ka pikërisht trajner. Për shembull te kombëtarja e Shqipërisë, kapitenin e zgjedhin lojtarët me vota të fshehta. /Indeksonline/