19:13 / E Diele, 13 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kush do t’i gjuaj penalltitë, ky është skenari i trajnerit për ta parandaluar atë që ndodhi në Angli

Një keqkuptim që ndodhi në mes të Valon Berishës dhe Vedat Muriqit se kush të gjuaj penalltinë kundër Anglisë, në ndeshjen e radhës më nuk do të ndodh.

Trajneri i Kombëtares, Bernard Challandes ka thënë se është përgatitur për këtë situatë dhe ka bërë një listë me ata që do të gjuajnë penalltitë, shkruan Indeksonline.

Kemi bërë përgatitje për goditjet standarde, siç janë edhe penalltitë, kemi përcaktuar dy tre lojtarë të ndryshëm. Por për të parandaluar situatën që mund një mbrojtës të marr topin dhe ta gjuaj, edhe pse nuk është i mirë në penallti, ne kemi përcaktuar një listë“, tha fillimisht trajneri i Kosovës.

Megjithatë ne në Kombëtare kemi shumë lojtar që i gjuajnë penalltitë në skuadrën e tyre ku luajnë“, vazhdoi ai.

Por sonte nëse nuk më zë gjumi do të bëj një listë dhe do t’iu them ti je i pari, ti i dyti, ti i treti, ti i katërti, ti i pesti se kena aq shumë raste me gjuajt penallti“, ka ironizuar zvicerani.

Por sidoqoftë ajo që ka ndodh në Angli ndoshta ka qenë gabim, ama nuk ka qenë keq, ka qenë diçka që ndodh, kanë qenë në pyetje emocionet, në fund kanë kërkuar falje dhe gjithçka është në rregull“, ka thënë Challandes. /IndeksOnline/