07:32 / E Premte, 23 Tetor 2020 / OSH

Kush e fitoj debatin final, Trump apo Biden?

Sot u ndeshën për herë të fundit në debat presidencial në ShBA para zgjedhjeve dy kandidatët, Joe Biden dhe Donald Trump.

Sipas “poll”-ve  të para thuhet që Biden arriti ta mposhtë Trumpin në këtë debat, transmeton Indeksonline.

Sipas “poll”-it të CNN, 53% e shikuesve menduan që Biden ishte më i mirë, kurse 29% ishin me Trump.

Në “Data Progress”, 52% mendojnë që Biden fitoj, kurse 41% ishin me Trump, ndërsa 7% ishin të pavendosur.

“Yo Gov America” në “poll”-in e bërë, fitues doli Biden me 54% kurse Trump mori 35%. Zgjedhjet në ShBA do të mbahen me datën 3 nëntor të këtij viti./Indeksonline/