21:46 / E Martë, 12 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Kush është 23-vjeçari që i mbijetoi atentatit në Orikum

Denis Brahimi, 23-vjeç, të martën pasdite u plagos në këmbë nga dy persona në hyrje të Orikumit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:20, pranë një karburanti.

Sipas policisë, i riu ishte në rrugë kur është qëlluar nga dy persona të cilët janë larguar me shpejtësi. Ai është plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

BW shkruan se policia dyshon se të riun kanë dashur t’a ekzekutojnë, jo thjeshtë t’a plagosin, por ende nuk dihen motivet e ngjarjes.

Në vendngjarje është gjetur një gëzhojë armë zjarri. Janë ngritur pika të shumta kontrolli për kapjen dhe ndalimin e autorëve, të cilët Policia i ka identifikuar, por për arsye hetimi nuk bëhen të ditur të dhënat e tyre.