21:00 / E Mërkurë, 26 Prill 2023 / AR

Kush është banori i “BBVA” që bëri ‘pazar’?

Dëshira e Qetsorit për të shkuar në finale, ka shtyrë këtë të fundit të bëjë një “biznes” brenda në shtëpisë, duke ofruar blerjen e vendit të katërt me një vlerë prej 50 mijë euro.

Teksa po bisedonte me banorët, Qetsori tha se i ka ikur mendja dhe se po mendon të shesë ose të blejë vendin në finale.

Në një kohë kur kanë mbetur edhe tre banorë, ai, Nita dhe Kristi përballë njëri-tjetrit për vendin e fundit, Qetsori u shpreh se ai do dëshironte ta blinte vendin.

Duke folur me batuta Nita i tha Qetsorit se shuma që ai po ofron tregon se ka shumë para.

Ai madje i tha Kristit se e shet vendin e tij me 10 mijë euro, nëse ai e dëshiron finalen.