09:03 / E Premte, 01 Tetor 2021 / OSH

Kush është Dafina Gexha, që do të pasojë Arben Vitinë në Ministrinë e Shëndetësisë

IndeksOnline raportoi më parë se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, pritet të jap dorëheqje nga ky post në konferencën e sotme që është planifikuar të mbahet në ora 11:00.

Po ashtu, burime të sigurta për IndeksOnline konfirmuan se zëvendësministrja aktuale e Shëndetësisë do ta zëvendësoj Arben Vitinë.

Gexha është me profesion epidemiologe dhe ka punuar në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik.

 Ajo gjithashtu ka qenë anëtare e Bordit të Agjencisë së Ushqimit ku ishte emëruar vitin e kaluar.

Gexha është koordinatore për Kosovën në ECDC (Qendra Evropiane për Parandalim dhe Kontroll të Sëmundjeve Ngjitëse), për raportim dhe bashkëpunim në disa fusha. Ka punuar në Programin e Mjekësisë Familjare të zhvilluar dhe përkrahur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Kolegji Mbretëror i Mjekëve të Përgjithshëm, Mbretëria e Bashkuar./IndeksOnline/