22:01 / E Hënë, 12 Korrik 2021 / AR

Kush është frymëzimi i punës për kryetarin e Suharekës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tashmë ka zyrtarizuar kandidatin e saj për kryetar të Komunës së Suharekës.

Kryetarit të tanishëm, Bali Muharemajt sërish i është besuar kjo komunë, shkruan Indeksonline.

Muharremaj i cili njihet si kryetar i thjeshtë e i terrenit ka treguar se kush është frymëzimi i tij për punë.

Përmes një videoje të postuar në rrjetin social Facebook, kryetari u shpreh se frymëzimi i punës për të janë qytetarët.

Në videon e postuar janë treguar disa nga punët e mira e realizuara në komunë, të cilat Muharremaj pret t’i vazhdojë edhe për një mandat tjetër./Indeksonline/