22:07 / E Premte, 17 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Kush është Gani Dreshaj, njeriu që po synon ta bëj Istogun qytetin më të zhvilluar në Kosovë (Video)

Gani Dreshaj ka qenë kandidati nga më të veçantit për kryetarë komunash në nivel Kosove. Kandidati për kryetar të Istogut nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka premtuar se do ta bëj këtë qytet simpatik, qytetin më të zhvilluar ekonomikisht në Kosovë.

Dreshaj, një biznesmen me zë në Gjermani dhe Kosovë ka sjellur një projekt bombastik për këtë qytet duke premtuar 3000 vende pune brenda 4 viteve të ardhshme.

I njëjti ka sjellur diçka të re në projektet e tij pasi që ka premtuar se do të ulë në masë të madhe biletat për studentë në relacionin Istog-Prishtinë dhe anasjelltas. Fuqia e tij politike u vërejt në zgjedhjet parlamentare ku arriti të zgjedhet deputet i Kuvendit të Kosovës.

Dreshaj njihet si një nga bëmirësit më të famshëm në Rajonin e Dukagjinit duke qenë krah i qytetarëve në situata të ndryshme. Më shumë se 100 të punësuar marrin paga nga bizneset e tij në qytetin ku po kandidon si kryetar. Garimi i tij për kryetar në Istog e ka bërë situatën më të paqartë për fituesin në këtë qytet që nga paslufta.

Përkrahja e madhe që po merr nga anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, Partisë Demokratike të Kosovës dhe Iniciativës së Pavarur të Istogut po e bën atë si kandidatin me më shumë gjasa për të thyer dikur bastionin e LDK-së.