10:44 / E Hënë, 27 Janar 2020 / indeksADMonline

Kush është gruaja e Bryantit, Vanessa? Ata para 2 muajsh, festonin 20-vjetorin…!

Kobe Bryanti u vra së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare Gianna dhe tre të tjerët në një përplasje me helikopter në Calabasas, California, të dielën në mëngjes.

Ylli 41-vjeçar dhe vajza e tij e dytë, besohet se po udhëtonin në një helikopter privat drejt qendrës sportive të Kobe Bryantit, kur papritur ndodhi tragjedia, transmeton Indeksonline.

Ndërsa këtë lajm më së rëndi e priti gruaja e basketbollistit, Vanessa Bryant e cila kishte katër vajza me Kobe Brayantin, (Natalia, Gianna, Bianka dhe foshnja Capri Bryant, e cila është vetëm 17-javësh).

Tragjedia ndodhi vetëm 2 muaj pasi Kobe dhe Vanesa festuan 20- vjetorin e takimit të tyre në nëntor.

Ish-ylli i Los Angeles Lakersit, e quajti gruan e tij “Mbretëreshë” në një dedikim për të me këtë rast.

Kujtojmë se çifti Braynt, njihej për dashurinë e madhe ndaj njëri-tjetrit, si dhe përkushtimin ndaj vajzave të tyre. Madje Vanessa edhe pse ishte e martuar me një sportist multimilioner, zgjohej çdo ditë në 6:30 të mëngjesit për t’u kujdesur për familjen.
/Indeksonline/