09:00 / E Hënë, 19 Prill 2021 / Blerim

Kush është kryetari, nënkryetari dhe shefi drejtues i ekipeve të Superligës Evropiane?

Superliga Evropiane tashmë ka 12 skuadra pjesëmarrëse, gjithashtu edhe kryetarët dhe nënkryetarët e kësaj lige.

Ky kompeticion erdhi me marrëveshjen e gjiganti amerikan JP Morgan në bashkëpunim me DAZN dhe SKY, shkruan IndeksOnline

Klube si AC Milan, Arsenal , Atletico Madrid, Chelsea, Barcelona, Inter, Juventus, Liverpool, Manchester City, Manchester United, Real Madrid dhe Tottenham Hotspur tashmë janë bashkuar me iniciativën.

Kështu, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez do të jetë kryetar i Superligës Evropiane bashkë me presidentin e Juventusit, Andrea Agnelli që do të jetë nënkryetar, ndërsa kryetari i Man United, Joel Glazer do të jetë shef drejtues i ekipeve pjesëmarrëse.