75 Mall Live Search
11:49 / E Enjte, 25 Qershor 2026 / G T

“Shko në shtëpi, falu”, Mazraoui i jep një mesazh bashkëlojtarit të tij pas golit në Kupën e Botës

Kombëtarja e Marokut shënoi fitore 4:2 ndaj Haitit në Kupën e Botës, duke konfirmuar formën e mirë në këtë turne.

Futbollisti i ri, Gessime Yassine shënoi golin e fundit në këtë ndeshje dhe të parin të tij në një turne të madh si Kupa e Botës, shkruan Indeksonline

Kamerat kapën një moment interesant të tij dhe bashkëlojtarit, Noussair Mazraoui.

“Shko në shtëpi vëlla, falu dhe falënderoje Allahun”, ishte mesazhi i Mazraoui

Kujtojmë që ish-lojtari i Ajaxit ditë më parë kishte deklaruar se po e mendon pensionimin pas Kupës së Botës, për të pushuar dhe për t’u bërë imam në një xhami./Indeksonline/