75 Mall Live Search
22:30 / E Enjte, 14 Maj 2026 / B XH

Kush është ‘Plaku’, personi që u plagos në sonte në Breg të Diellit

Një person ka mbetur i plagosur në orët e mbrëmjes në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

IndeksOnline mëson se personi i plagosur është Harbin Vitija i njohur me nofkën ‘Plaku’.

I njëjti është i person i njohur për organët e rëndit.

IndeksOnline mëson se i plagurur është plagosur në kokë dhe është në gjendje të rëndë dhe po trajtohet në QKUK.

Kush është ‘Plaku i Bregut:

Harbin Vitija, 25 vjeç, është një emër i njohur për organet e drejtësisë dhe është përfshirë në disa raste penale ndër vite. Sipas të dhënave, ai nga viti 2016 është përballur me akuza të ndryshme që lidhen me botën e krimit.

“Vrasje në tentativë”, “lëndim i rëndë trupor”, “posedim i paautorizuar i narkotikëve”, “mbajtje pa leje e armës” dhe “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” janë disa nga veprat për të cilat është dyshuar apo dënuar më herët.

Në një rast, për veprën penale “vrasje në tentativë”, atij i ishte shqiptuar edhe dënim me burgim dhe gjobë, ndërsa rasti më vonë kishte shkuar në rigjykim. Ai ishte arrestuar sërish me urdhër të gjykatës në vitin 2022 për vuajtje të dënimit të mëparshëm.

Ndër rastet e përmendura në dosjet e tij është edhe incidenti i korrikut 2016 në festivalin “Beer Fest” në sheshin “Nëna Tereza” në Prishtinë, ku dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri, duke shkaktuar panik dhe lëndime tek qytetarët.

Po ashtu, në qershor të vitit 2020, ai ishte përfshirë në një rast tjetër të dhunshëm në një lokal në Prishtinë, ku pas një mosmarrëveshjeje dyshohet se kishte sulmuar një person me mjet të mprehtë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Në vitin 2024, Vitija ishte sërish i përfshirë në një rast të vrasjes në tentativë, ku dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të një grupi personash.

Autoritetet e drejtësisë e kanë konsideruar atë si recidivist, gjë që ishte konfirmuar edhe nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Në vitin 2025 teksa po vuante dënimin në burgun e Dubravës, ai ishte therru me thikë nga një i burgosur tjetër.