09:48 / E Mërkurë, 10 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kush është Ray Farrugia: Karriera si futbollist, menaxheriale dhe statistikat e tij si trajner

Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Maltën të enjten në kuadër të Ligës së Kombeve në Prishtinë.

Si skuadra e Bernard Challandes, ashtu edhe ajo e Raymond ”Zazu” Farrugias janë duke vazhduar me përgatitje para ndeshjes së nesërme.

Kosova dhe Malta nuk janë përballur asnjëherë mes vete më parë, dhe natyrisht se na pret një ndeshje interesante në kryeqytet.

Por, kush është Raymond Farrugia? I lindur më 1 tetor të vitit 1955, Farrugia ka marrë postin e trajnerit të Maltës më 2 maj të këtij viti, shkruan IndeksOnline.

Image result for ray farrugia malta

Karriera si futbollist:

Farrugia e ka filluar karrierën e futbollistit te skuadra e Florianas, ku ai ka luajtur katër vjet (1974-1978). Atë vit, ai u largua për në Sidnei, Australi, për të luajtur për Melita Eagles.

Ai ishte mjaft i popullarizuar që ta nderohej me ndeshje testimoniale në Australia.

Në vitin 1990, ai rikthye në Maltë për të luajtur për Naxxar Lions, deri në vitin 1994.

Karriera internacionale:

Farrugia ka bërë katër paraqitje si futbollist për Kombëtaren e Maltës, ku ka shënuar dy gola ndaj Tunizisë, golin e nderit në humbjen, 1-12 nga Spanja dhe një gol ndaj Holandës.

Image result for ray farrugia player

Ai ka marrë interesimidn e Australisë, kur luante te Sidnei, megjithatë ai nuk e pranoi ofertën e australianëve, transmeton IndeksOnline.

Karriera menaxheriale:

Ndërmjet viteve, 1994-1998, Farrugia u emërua trajner i Naxxar Lions. Ai më pas ishte edhe trajner i Maltës për grupmoshat, U-21, ndërmjet viteve, 2011-2014. Në vitin 2014, ai u emërua ndihmës-trajner i Pietro Ghedin, i cili ishte trajner i seniorëve të Maltës.

Pas shkarkimit të Tom Saintfiet, Farrugia ishte emëruar trajner i ekipit senior të Maltës.

Farrugia debutoi si trajner i Maltës më 29 maj të këtij viti, ndaj Armenisë, ku barazoi. Ai inkuadroi futbollistë të rinjë nga grupmoshat, U-21, si Jake Grech dhe Jurgen Degabriele.

Gjithashtu, ai i dha mundësinë edhe Gozitan Ferdinando Apap që të debutonte plotësisht. Ndeshja e dytë e Farrugias ishte ndaj Gjeorgjisë, ku pësoi humbje, 0-1.

Statistikat menaxheriale:


/IndeksOnline/