11:43 / E Mërkurë, 02 Shkurt 2022 / B O

Kush janë 10 skuadrat që shpenzuan më së shumti në afatin kalimtar të janarit

Skuadrat evropiane kanë shpenzuar mjaft në afatin kalimtar të janarit. Newcastle United ka qenë skuadra që ka shpenzuar më së shumti në dimër.

Plot 102 milionë euro kanë shpenzuar sheikët për blerjen në janar. Juventusi është skuadra e dytë që ka shpenzuar më së shumti.

Gjiganti italian ka hequr nga arkat e saj 97.7 milionë euro.

Barcelona me 55 milionë, Liverpooli me 45 milionë e Evertoni me 37,5, janë skuadrat e tjera me më shumë shpenzime.

Në top 10-shen e skuadrave që kanë hargjuar më shumë para për blerje, gjashtë në renditje janë nga Premierliga Angleze./Indeksonline/