22:42 / E Premte, 02 Dhjetor 2022 / MSH

Kush janë dy tifozët suharekas që e bënë shqiponjen në ndeshjen Serbi-Zvicër?

Në mesin e mijëra tifozëve në stadiumin 974, aty ku u luajt ndeshja Serbi-Zvicër, ishin edhe dy shqiptarë nga Suhareka.

Paraprakisht, për të ev ituar konfliket, tifozëve iu ndalua valëvitja e flamujve të Shqipërisë dhe Kosovës në stadium.

Por, shqipet nuk ndalen dot!

Xhavit Krasniqi dhe Qail Behlulaj nga Suhareka e sollën simbolin shqiptar në duelin e përjetshëm, me plis në kokë dhe duke e bërë shqiponjën me duar.

Indeksonline ju sjell pamje.