11:54 / E Premte, 09 Qershor 2023 / B O

Kush janë katër ekipet që po e kërkojnë Gundogan, mesfushori thotë se vendimin e merr pas finales

Ilkay Gündogan do të vendosë për të ardhmen e tij pas finales së Ligës së Kampionëve.

Mesfushori i Manchester Cityt është plotësisht i fokusuar në ndeshjen ndaj Interit dhe nuk do ta marr asnjë vendim para ndeshjes finale.

Katër opsionet që Gundogan ka në tavolinë janë Manchester City, Arsenal, Barcelona dhe PSG.

Manchester City po bën gjithçka për ta rinovuar, pasi Pep Guardiola është i dashuruar me Gündogan.

Megjithatë thuhet se dëshira e lojtarit është largimi dhe kërkimi i një skuadre të re./Indeksonline/