18:53 / E Diele, 14 Janar 2018 / indeksADMonline

Kush ka thënë që nuk mposhtet Manchester City, gabim e ka pas!

Liverpooli ka bërë mrekullinë duke e mposhtur Manchester Cityn me rezultat 4-3, shkruan indeksonline. 

Golat për skuadrën e Klopp I shënuan Oxlade-Chamberlain, Roberto Firmino, Sadio Mane dhe Mohamed Salah. 

Ndërsa për skuadrën e Guardiolës shënuan Sane, Bernardo Silva dhe Ikay Guendogan. 

Me këtë humbje, Manchester City e përfundon rekordin pas 22 ndeshjesh pa pësuar këtë sezon, ku humbjen e fundit në Premierligë e kishte të regjistruar me 5 prill kundër Chelseas. 

Megjithatë, City vazhdon të kryesoj në Premierligë me 62 pikë, 15 më shumë se Manchester United, Chelsea dhe Liverpooli që kanë nga 47. /IndeksOnline/