09:41 / E Enjte, 04 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kush më e re, Shyhretja nuk po ia lëshon rrugën Engjëllushës

Janë dy këngëtaret që kanë qenë shumë aktive me dasmat këtë sezonë.

Shyhretja dhe e bija e saj Engjëllusha nuk po ndahen nga njëra tjetra kohëve të fundit, për shkak se po i bashkon profesioni.

Së fundi, ato kanë publikuar një video ku shihen të rregulluara nga vajza tjetër e Shyhretës, por nëna nuk po ua lëshon aspak rrugën të bijave.

Ndryshe, Shyhrete Behluli po ruan freskinë edhe pse vitet po kalojnë./Indeksonline/