08:41 / E Hënë, 16 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Kush po e shoqëron Dafinën në Maldive?

Dafina Zeqiri ka disa ditë që po paraqitet nga Maldivet, ku duket se po kalon momente relaksi.

Ajo ka pozuar vazhdimisht nga ky vend i bukur, duke publikuar ato pamje nëpër rrjetet sociale, shkruan Indeksonline.

Së fundmi ajo ka shpërndarë një foto të nënës së saj, duke shkruar : “Për sa kohë që ti je e lumtur, edhe unë jam  e lumtur”.

Në fotografi shihet edhe e ëma e Dafinës, e cila po e shoqëron të bijën në këtë vend piktoresk.

Kujtojmë se para pak ditësh Duffy e publikoi këngën e re me titull: “Vuj vuj vuj”. /Indeksonline/