10:21 / E Mërkurë, 28 Tetor 2020 / OSH

Kush tha se Khabib-i s’ka disfata? Shikojeni përballjen e vetme, që e kishte humbur

Kampioni i UFC-së, Khabib Nurmagomedov, i dha fund karrierës së tij profesionale pas fitores së 29-të në karrierë.

Kampioni rus u tha se doli si i pamposhtur në karrierë, duke përmbyllur gjithçka me shifra mahnitëse prej 29 përballjesh, të gjitha me fitore.

Megjithatë, mediat i kanë zbuluar një humbje në fillim të karrierës, shkruan Indeksonline.

Kur ishte në hapat e parë të karrierës, Khabibi ishte mposhtur në finale nga çeçeni disa vjet më i vjetër Ibragim Magomedovi.

Përballja vlente për kategorinë deri në 68 kilogramë. Pas disfatës, Khabibi shihet se kishte përfunduar në lot./Indeksonline/