75 Mall Live Search
17:00 / E Mërkurë, 31 Janar 2018 / indeksADMonline

Kush thotë se Ballkani Perëndimor duhet të jetë prioritet për BE-në në vitet e ardhshme?

Raportuesi i Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian (EESC), Dimitris Dimitriadis, tha se Ballkani Perëndimor duhet të jetë një nga prioritetet e BE-së  në vitet e ardhshme për të siguruar stabilitetin politik në rajon.

Sipas tij, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kenë një hartë të qartë të pranimit në Bashkimin Evropian.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për një hartë të qartë për pranimin në BE”, ishte mesazhi kryesor nga një debat publik mbi kohezionin ekonomik dhe social dhe integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor, mbajtur nga EESC në Bruksel.