15:06 / E Hënë, 24 Qershor 2019 / indeksADMonline

Kush vjen në krye të Prishtinës pas largimit të Stavilecit?

Blernad Stavileci u largua nga pozita e kryetarit të KB Prishtinës pas një karriere të suksesshme në krye të klubit.

Gjatë kohës së udhëheqjes së tij, Prishtina dominoi basketbollin vendor dhe ishte konkurruese e fortë në garat evropiane.

Që nga viti 2013 kur erdhi në krye, Prishtina ka fituar 56 trofe, gjithnjë duke përfshirë edhe trofetë e fituara në grupmoshat e skuadrës dhe dy tituj të Ballkan League.

Sipas rregullores së klubit, zv-presidenti Ledri Vula do të jetë ushtrues detyre i presidentit të klubit deri në zgjedhje të përhershme.

Indeksonline mëson se reperi i famshëm nuk është i interesuar për të marrë drejtimin e skuadrës.

Vula është i fokusuar në atë që është më i miri, muzika. /IndeksOnline/