15:30 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Kushtetuesja refuzoi kërkesën e Demakëve

Në seancën shqyrtuese të mbajtur më 13 nëntor 2019, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shqyrtoi ndwr tw tjera edhe rastin e parashtruar nga Zeqir Demaku, Jahir Demaku, Fadil Demaku, Nexhat Demaku, Isni Thaçi, Bashkim Demaj, Selman Demaj, Driton Demaj dhe Agim Demaj.

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [Pml.nr.158/2018], të datës 26 shtator 2018, me të cilin parashtruesit e kërkesës pretendonin se u janë shkelur të drejtat e garantuara me nenin 24 [Barazia para ligjit], nenin 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, lidhur me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, si dhe me nenin 53 [Interpretimi i dispozitave për të drejtat e njeriut] të Kushtetutës.

Parashtruesit e kërkesës KI 176/18 po ashtu pretenduan se, Gjykata Supreme me vendimin e kontestuar i ka shkelur të dënuarit S.S. të drejtën e tij të garantuar me nenin 29 [E drejta e lirisë dhe sigurisë] të Kushtetutës. Parashtruesit e kërkesës KI 176/18 kërkuan njëherësh nga Gjykata Kushtetuese që të vendosë masë të përkohshme, përkatësisht “të ndaloj ekzekutimin e vendimit të kontestuar”. Parashtruesit e kërkesës KI 06/19 gjithashtu kërkuan nga Gjykata që të vendosë masë të përkohshme, përkatësisht të bëjë “pezullimin e procedurës së ekzekutimit të dënimeve nga Gjykata Themelore në Mitrovice lëndët me numër ED: 123, 125, 126 dhe 127, deri në vendosje të kësaj lëndë nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës”.

Kërkesat bazoheshin në nenin 113, paragrafi 7 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës], 27 [Masat e përkohshme] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese (nr. 03/L-121), si dhe në rregullat 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] dhe 56 [Kërkesa për masë të përkohshme] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese

Gjykata, me vendim unanim të gjyqtarëve dhe në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39(1)(a), 39(2) dhe 59(2) të Rregullores së punës, vendosi të deklarojë kërkesën të papranueshme.

Gjykata vendosi të refuzojë kërkesën për masë të përkohshme në pajtim me nenin 27 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullin 57 të Rregullores së punës.