12:30 / E Martë, 11 Shtator 2018 / indeksADMonline

Kushtrim Cukaj emërohet Sekretar i Përhershëm në Ministrinë e Integrimit

Kushtrim Cukaj pritet të marrë zyrtarisht detyrën e Sekretarit të Përhershëm në Ministrinë e Integrimit.

Burime të Indeksonline bëjnë me dije se është miratuar kandidatura e tij për këtë pozitë.

Vlen të përmendim faktin se Cukaj, deri më tani ka dhënë kontribut si Menaxher i Postës për regjionin e Pejës, pastaj si ligjerues në Universitetin e Ferizajit, OSBE dhe KFOR./Indeksonline/