13:56 / E Mërkurë, 25 Tetor 2023 / mp

Kuvendi i jep dritën jeshile vendosjes së akcizës për cigaret elektronike dhe duhanin e papërpunuar

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ka votuar por kërkesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të ekzekutivit lidhur me vendosjen e akcizës cigaret elektronike dhe duhanin e papërpunuar.

Për këtë pikë ka raportuar ministri i Financave Hekuran Murati, i cili tha se ky ndryshim ka qenë i nevojshme për shkak që shteti të përfitoj nga mbledhje e akcizë dhe të parandalohet kontrabandimi i produkteve të reja.

“Për të diskutuar në lidhje ndryshim që cakton normat acizore për produktet e duhanit. Nevoja për të ka lindur për shkak të produkteve dhe nënë produkteve të reja të duhanit që janë shtuar në treg. M

irëpo për shkak të mungesë së një rregullimi ligjor ose kanë hyrë të kontrabanda ose ka qenë e pamundur të trajtohen në kuadër të Doganës. Është parë e nevojë që të bëhet ky ndryshim në mënyrë që edhe shteti të përfitoj nga mbledhje e akcizës dhe të parandalohet kjo”.

Nga Dogana e Kosovës, Xhemalj Fejza, tha se vendosja e akcizës parashihet që të bëhet për duhanin e pa përpunuar dhe disa produkte të reja. Fejza tha se me këtë ndryshim nuk parashihet vendosja e akcizës për duhanin e zakonshëm.

“Drafte vendimi përfshinë produktet e reja të duhanit. Janë produkte e reja që nuk kanë qenë më parë të përfshira në aneksin ligjin për normat e akcizës. Ky vendim nuk përfshinë cigaret e zakonshme. Përfshinë duhanin e pa përpunuar dhe në fletat dhe produktet e reja”, tha ai.

Edhe deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, tha se do të duhej që të kishte analizë me vendet e rajoni sa i përket vendosje së akcizës së këtyre produkteve.

Ai kërkoi që të rritet akciza për duhanin e zakonshëm në mënyrë që sipas tij, të stimulohet mos pirja e duhanit.

“Çka ishte dashur që të ketë një analizë paraprake të rajonit sa është akciza e duhanit në rajon për secilën kategori. Kur bëhet një politik e ndryshimit të çdo vendimi duhet që të jetë edhe kjo. Nëse i kemi këto informata është morë që me na treguar. E mbështes çdo rritje të akcizës për duhani që një farë forme të stimulohet mos pirja e duhanit”, tha ai.

Edhe deputeti i VV-së, Eman Rrahmani tha se do të duhej që të rritje akciza e duhanit pasi në këtë mënyrë sipas tij do të ulej përdorimi i saj.

“Mendoj që duhet të rishikohet rritja e akcizës në këtë kategori”, tha Rrahamni.

Deputeti i LDK-së Avdullah Hoti, pyeti se cilat janë produkte e reja, pasi sipas tij, cigaret elektrike ka kohë që janë duke u përdorur në Kosovë.

“Jeni pak të pa përgatitur me analizat për të quar përpara këtë, sidomos në duhani i pa përpunuar”, tha ai.

Fejza tha se produkte e reja janë cigaret elektronike që janë një përdorimshe dhe cigaret elektrike me mbushje.

“Si produkte i ri janë cigaret elektronike që janë një përdorimshme dhe me mbushje. Qe një vit e gjysmë kanë filluar me u përdor më shumë”.