21:18 / E Hënë, 30 Korrik 2018 / indeksADMonline

Kuvendi i Kosovës në pushim!

Kuvendi i Kosovës ka mbyllur sesionin pranveror të tij.

Këtë e bëri të ditur nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti. Ai tha se sesioni vjeshtor nis sipas rregullave të Kuvendit.

Lajmin Haliti e dha pas dështimit për votim të propozim-rezolutës lidhur me dialogun me Serbinë, të paraqitur nga deputeti Visar Ymeri.

Haliti konstatoi se në sallë janë 44 deputetë, pra nuk ka kuorum dhe se propozim-rezoluta nuk është harmonizuar nga deputetët, raporton kallxo.com.

Ndërkaq, për shkak të mungesës së kuorumit dhe mungesës së Qeverisë për sesionin vjeshtor u shtynë edhe disa projektligje.