12:20 / E Enjte, 19 Korrik 2018 / indeksADMonline

Kuvendi i Kosovës shkon në pauzë deri në orën 14:00

As pas rreth gjysmë ore pauzë Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të votojë disa projektligje të cilat kanë mbetur nga seancat e kaluara si pasojë e mos votimit nga partitë opozitare.

Me këtë rast, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi ka kërkuar ndërprerjen e seancës duke thënë se nuk ka kuptim që të vazhdohet kur opozita nuk voton për t’i kryer projektligjet e mbetura që janë me rëndësi vitale për qytetarët.

Pas këtij deklarimi, kryetari i Kuvendit ka dhënë pauzë deri në orën 14:00.

Temat: