12:10 / E Hënë, 05 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kuvendi i Maqedonisë nesër vendos rreth mandatit të Gruevskit

Të martën do të dihet nëse Kuvendi i Republikës së Maqedonisë do t’ia marrë mandatin ish-kryeministrit të Maqedonisë, ndërsa tani deputetit Nikolla Gruevski, i cili është dënuar në dy vite burg për Mercedesin luksoz.

Gjykata Penale muaj më parë shpalli fajtor për rastin “Tanku” ish kryeministrin maqedonas Nikolla Gruevski të cilit iu shqyrtua dënimi pre 2 vite heqje lirie dhe ndihmësministrit Gjoko Popovski me 6 vite e 6 muaj burgim.