08:36 / E Hënë, 03 Shtator 2018 / indeksADMonline

Kuvendi i Shqipërisë nis sot punën

Në Kuvendin e Shqipërisë do të nis sot sesioni i ri parlamentar.

Kuvendi do të mblidhet në orën 10:00, ndërsa në faqen zyrtare është publikuar edhe rendi i ditës.

Dita e sotme është parashikuar me debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës për shkak të zhvillimeve gjatë verës.

Në 3 javët e para, Kuvendi i Shqipërisë  parashikon shqyrtimin e 33 projektligjeve, ndërkohe që parashikohet të rrëzohet dhe dekreti tjeter i presidentit, ai për projektligjin për tatimin mbi të ardhurat.

Ndërkohë krahas ligjeve të tjera në këtë sesion parlamentar, ajo që ka rëndësi dhe që do marrë energji nga të gjitha kampet politike në tentativë për të gjetur konsensus, është reforma zgjedhore. Në shtator pritet që në tryezën e punës të hidhen propozimet konkrete, kjo pas disa tryezave konsultative me grupet e interesit.