07:34 / E Premte, 17 Shtator 2021 / OSH

Kuvendi i Shqipërisë voton qeverinë “Rama 3”, 77 vota pro dhe 53 kundër

Rreth orës 06:46 Kuvendi i Shqipërisë ka votuar qeverinë “Rama 3”. Programi dhe përbërja e qeverisë “Rama 3” morën 77 vota pro, 53 kundër dhe 1 abstenim.

Sapo kryeministri Edi Rama mori fjalën, deputetët e opozitës u larguan nga salla.

Këto fjalë janë për ata që po ikin. Nuk e kuptoj se si ju që më kërkuat dje të vija, tani që erdha ikni. Dua të tregoj disa fakte që ndryshojnë nga opinionet.

Sot në çadra janë 400 familje dhe e kanë zgjedhur të jetojnë në çadra për shkak të largësisë me qytetin dhe për shkak të afërsisë me tokë dhe me fermën. Për atyre është dhënë bonusi i qerasë. Sot çdo vit rimbursohen 120 milionë dollarë ilaçe.

Buxheti i shtetit jep para që personat të marrin ilaçet. 280 mijë nxënës marrin librat falas ndërsa kur erdhëm ne, nuk merrte asnjë”, tha Rama.

Ai gjatë fjalës së tij për programin e mandatit të tretë tha se është program i tij qeveritar do të realizohet.

Pas votimit pritet që qeveria të betohet te presidenti Ilir Meta.