07:13 / E Premte, 27 Prill 2018 / indeksADMonline

Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot për një seancë të jashtëzakonshme.

Zyra për media dhe mardhmënie me publikun e Kuvendit të Republikës së Kosovës, përmes një njoftimi për media, ka paralajmëruar që sot duke filluar nga ora 10:00, do të mbahet seanca e jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë: Debati parlamentar për personat e pagjetur, transmeton Indeksonline.

Tani kur Kosova po shënon Javën e Personave të Pagjetur, ky ankth nuk ka përfunduar as 19 vite pas luftës për familjarët e 1 mijë e 652 personave të zhdukur.

Temat: