07:07 / E Martë, 13 Mars 2018 / indeksADMonline

Kuvendi mbanë seancë me pikat e papërfunduara

Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë seancën plenare, ku do të diskutohen pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 8, 9 shkurt dhe 1 mars 2018.

Në këtë seancë do të votohen rekomandimet e Interpelancës lidhur me Vendimin e Qeverisë së Kosovës nr.04/20 të datës 20.12.2017 për rritjen e pagave të anëtarëve të Kabinetit qeveritar, Vendimin nr. 05/24 i datës 12 janar 2018, për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarave që marrin paga nga buxheti i Kosovës, si dhe Vendimi nr. 15/24 i datës 12 janar 2018 për lartësinë e pagesës mujore për familjet në Skemën e Ndihmave Sociale,

Po ashtu do të ketë debat parlamentar, sipas kërkesës së nënkryetarit të Kuvendit, z. Kujtim Shala dhe gjashtë (6) deputetëve nënshkrues lidhur me Raportin e 100 ditëve të punës të Qeverisë së Republikës të Kosovë, do të bëhet shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë për ratifikimin e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Akreditimit dhe do të votohet raporti për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2016.

Temat: