11:30 / E Hënë, 17 Shkurt 2020 / indeksADMonline

12 vjet shtet, Kuvendi mbanë seancë solemne

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka mbajtur seancë solemne për Ditën e Pavarësisë. Të pranishëm në këtë seancë ishin udhëheqësit shtetërorë, përfaqësues të Familjes Jashari, familjes Rugova dhe të ftuar ndërkombëtarë e vendës.

Ndërsa Lista serbe dhe shumica e deputetëve që përfaqësojnë minoritetet e kanë bojkotuar këtë seancë.

Të pranishmëve iu është drejtuar kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

“Sot vendi ynë ka mbushur 12 vjet. Republika e Kosovës e ka afërsisht moshën e këtyre 12 fëmijëve që ndodhen të pranishëm në këtë seancë. Këta fëmijë kanë lindur me shtetit dhe janë rritur krahas shtetit. Ata sot ndoshta edhe nuk e kuptojnë peshën e veprimeve politike, por nesër mund ti gjykojnë ato. Prandaj duhet të punojmë me vullnet e përkushtim që atyre tua lëmë një shtet të fuqishëm”, ka thënë Osmani në fjalën e saj.

Ajo ka nderuar të gjithë ata që dhanë kontribut për ndërtimin e shtetit të Kosovës./IndeksOnline/