16:55 / E Premte, 27 Nëntor 2020 / A. M.

Kuvendi merr masa pas transmetimit të aktivitetit të PDK-së në faqen zyrtare

Kuvendi i Kosovës ka reaguar pas transmetimit të fushatës së PDK-së që u bë nga faqja e vet zyrtare.

Kjo thotë se u bë nga “Ekonomia Online”, me të cilën kishte kontratë. 

“Në vazhdën e reagimit dhe të kërkesës së kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani, lidhur me çështjen e transmetimit të drejtpërdrejtë të një aktiviteti të Partisë Demokratike të Kosovës, në faqen zyrtare të Kuvendit në Facebook, sekretari i përgjithshëm i Kuvendit, Ismet Krasniqi, ka ndërmarrë masat si në vijim: Iniciohet procedurë disiplinore për Menaxherin e Kontratës. Nga sot, datë 27 nëntor 2020, pezullohet kontrata e shfrytëzimit të shërbimeve nga operatori “Ekonomia Online”. Iniciohet kërkesa për kompensimin e dëmit të shkaktuar lidhur me integritetin institucional dhe imazhit të Kuvendit”, njofton Kuvendi.