17:42 / E Premte, 09 Dhjetor 2022 / MSH

Kuvendi miraton në parim Projektligjin për Zyrtarët Publikë

Është miratuar në parim Projektligji për Zyrtarët Publikë.

Në seancën e sotme në Kuvendin e Kosovës, 61 deputetë kanë votuar pro e një ishte abstenim.

Projektligji është kritikuar nga opozita që ka thënë se nëpërmjet tij pushteti po e kap administratën zyrtare.

Nga opozita janë përmendur edhe shqetësimet e Bashkimit Evropian se projektligji është problematik nga pikëpamja e sigurimit të shërbimit civil të bazuar në merita dhe të aftë për të tërhequr e mbajtur kandidatë profesionistë.