14:08 / E Premte, 27 Janar 2023 / shkelqim osmanaj

Kuvendi miraton Statutin e ri të FFK-së

Federata e Futbollit të Kosovës ka miratuar statutin e ri, në kuvendin e jashtëzakonshëm të mbajtur sot.

Në këtë kuvend, në rend dite ishte vetëm miratimi i statuti ndërsa morën pjesë 54 delegatë ku pati diskutime të ashpra e mospajtime nga disa prej klubeve.

Por, përkundër mospajtimeve nga drejtori sportiv i klubit futbollistik Drita, Valon Zymberi, dhe presidentit të klubit Trepça ’89, Abedin Zeka, statuti i ri u miratua me 48 vota pro e një abstenim.

Zeka e Zymberi thanë se statuti i ri i FFK-së ka shumë shkelje, që sipas tyre, mund ta pengojnë licencimin e FFK-së.